Skuadra e Kastriotit nuk ka arritur të bëjë shumë mirë këtë sezon në Superligë, e ndërsa tashmë, brenda pak ditësh janë larguar 12 lojtarë. Megjithatë, një lajm i mirë vjen nga Bashkia Krujë, që duke qenë se zotëron vetëm 24% të aksioneve, ka dhuruar 100 milionë lekë për klubin e Kastriotit, ndërsa për Besëlidhjen 150 milionë.
Mbetet për t’u parë me shumë interes në ditët e ardhshme nëse tek krutanët do të kemi ndonjë afrim cilësor, pasi padyshim, që në fillim të fazës së tretë të kampionatit, padyshim që objektivi do të jetë qendrimi në Superligë.