Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bardhezinjtë duan "kokën" e Pirlos, trajneri i Juventus: Dua ta rishoh ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
Bardhezinjtë duan "kokën" e Pirlos, trajneri i Juventus: Dua

Juventus humbi dje 0-3 me Milan në Torino. Bardhezinjtë për momentin janë në vendin e pestë, një pikë më pak se zona që të dërgon në Champions League. Pas kësaj disfate i gjithë opinion bardhezi kërkon dorëheqjen e trajnerit Pirlo, ndërsa pas ndeshjes numri një i stolit të Zonjës u shpreh se nuk bënë në fushë gjënë e duhur, atë për të cilën ishin stërvitur gjatë javës.

"Në konferencë u shpreha që e kam parë mirë skuadrën gjatë javës në stërvitje, pasi ishim stërvitur me mentalitetin dhe përqendrimin e duhur.

Ishim të bindur që do të zhvillonim një ndeshje të madhe kundër Milanit, por nuk ndodhi një gjë e tillë. E nisëm mirë ndeshjen, por disa detaje ndryshuan për keq dhe rezultati është ky që është. E vështirë ta shpjegosh tani se çfarë ndodhi.

Shumë gjëra nuk funksionuan, e konfirmon këtë rezultati 0-3. Duhet ta shikoj edhe njëherë ndeshjen dhe më pas do të ulem të bisedoj me djemtë", tregoi pas ndeshjes Pirlo.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga