
Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar lojtarin më të ri në organikën e saj, portugezin Andre Gomes. Sipas "El Mundo Deportivo" katalanasit kanë arritur një marrëveshje me Valencian për transferimin mesfushorin 22-vjeçar. Ky transferim është arritur për shumën e 40 milion eurove.
Mesfushori portugez kërkohej edhe nga Real Madridi, por këtë radhë Barcelona ka qenë një hap më përpara duke siguruar shërbimet e tij.
Gomes ka luajtur sezonin e kaluar me Valencian ku është aktivizuar në 30 takime duke shënuar 3 gola. Lojtari është prodhim i akademisë së Benficës, me të cilën ka luajtur tre sezone 2012-2015.
[gallery columns="1" size="full" ids="19069"]
Poll