Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Barazimi ndaj Kukësit, Orges Shehi i zhgënjyer: Jemi ndëshkuar nga dy episode. Objektivi titull? Nuk kemi më gjë në dorë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazimi ndaj Kukësit, Orges Shehi i zhgënjyer: Jemi ndëshkuar

Tirana nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 ndaj Kukësit në transfertë. Bardheblutë pësuan gol të parët, por më pas përmbysën gjithçka duke kaluar në avantazh. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Tiranës, Ibrahimi shënoi një supergol nga faulli. Në fund të ndeshjes për "Gol pas Goli", trajneri i Tiranës, Orges Shehi u shpreh tepër i zhgënjyer që skuadra e tij nuk doli me 3 pikë nga kjo ndeshje.

Barazimi? "Tani që na vjen keq kjo nuk do mend. Ta nisësh ndeshjen 1-0 e ta kthesh rezultatin dhe më pas të pësosh gol të vjen keq. Kemi pasur shanset tona dhe jemi ndëshkuar nga dy episode ku mund të kishim bërë më mirë, por futbolli kështu është.

Gabimi i pësimit të golit dhe faulli? "Tani futbolli është kolektive, por edhe individuale. Kur janë gabime individuale të dhemb, por nuk dua të vë gishtin te lojtarët në veçanti. I dhamë zemër kundërshtarit dhe e pësuam, në futboll po nuk shënove mund të ndëshkohesh dhe kjo na ndodhi ne sot, futbolli është i poshtër.

Na vjen keq që nuk morëm fitoren pasi kthyem rezultatin e më pas pësuam një gol nga faulli që mund të evitohej. Zhgënjimi është prezent pasi ndeshjet pakësohen dhe rikuperimi I pikëve është I vështirë e për këtë mërzitja është dyfish e madhe.

Nuk mendoj se janë gabime mosbësimi, por mendoj  se mund të jenë edhe besimi I tepruar. Janë gabime që ndodhin në futbolli dhe nuk jam personi që vë me faj lojtarët për këto gabime".

Tirana për titull apo ndyshon objektivi? "Titulli vështirësohet shumë pasi ndeshjet pakësohen dhe duhet të presim sa do të dalin rivalët tonë. Nuk kemi gjë në dorë pasi nuk bëmë detyrën tonë. Janë shumë pak pikë në lojë, por të shikojmë si do të dalin rivalët".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga