
Luftëtari mori një pikë ndaj Teutës në shtëpi duke barazuar pa gola. Gjirokastritët renditen sërish në vendet e fundit dhe tashmë vështirësojnë më shumë qendrimin e tyre. Në fund të ndeshjes për "Supersport", trajneri Marantas u shpreh në mënyrë ironike dhe për arbitrin e ndeshjes.
"Për mënyrën si shkoi ndeshje dhe aksioni që humbën me Durrësin mund të thoja që doja fitoren, por luanim me një skuadër shumë të fortë dhe siç erdhi rezultati e pranoj.
Prandaj jam I mërzitur pasi sot doja 3 pikët dhe jo 1. Kur fitojnë skuadrat sipër nesh dhe ne barazojmë normal që nuk më pëlqen. Duke parë barazimin e sotëm do të kërkojmë të marrim sa më shumë pikë në ndeshjet e tjera.
Që të jemi afër objektivit duhet të marrim të paktën 7 pikë. Deri në fund të fazës duhet të marrim këto pikë që të jemi pas janarit të qetë dhe të bëjmë një merkato të mirë në janar dhe të kalojmë disa skuadra të tjera në renditje. Nuk ka rëndësi nëse jam unë apo jo këtu, por çdo trajner ka nevojë për përforcime. Për në ndeshjet e mbetura tani ne do të provojmë pikët tona.
Unë dua të falenderoj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm në stadium sot. Dua të ketë pak respekt për këtë ekip historik pasi ky ekip I ka dhënë shumë futbollit shqiptar dhe I ka dhënë shumë histori kampionatit shqiptar. Nuk dua të flas për arbitrin, por sot dua t'I jap meritat arbitrit sepse ishte shumë I zgjuar dhe ka dhënë shumë faulla në favor të Teutës dhe ata të luanin shpejt. Këtë gjë e bën vetëm një trajner I zgjuar".