Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Barazim emocionues ndaj TURQISË, Alban BUSHI ka një mesazh për kuqezinjtë

Shkruar nga NEWSPORT
Barazim emocionues ndaj TURQISË, Alban BUSHI ka një mesazh për

Trajneri i kombëtares së Shqipërisë U-21, Alban Bushi,ka folur rreth ndeshjes së djeshme të luajtur në Stamboll kundër Turqisë U-21 ku rezoultati përfundoi 2-2.

"E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe e luftuar nga kundërshtari për ta fituar atë. Patëm kohë për ta përgatitur ndeshjen dhe kjo ishte diçka pozitive për ne. Menduam të vendoseshim mirë mbrapa dhe të prisnim shanset tona të cilat nuk ishin të pakta.

Fillimin e pjesës së parë kishim vështirësi kur kishim topin në kontroll, e dorëzonim shumë  shpejt dhe kjo na vuri ne veshtirësi sepse vraponim më shumë dhe humbnim shumë energji. Pjesa e dyte ishte ndryshe u futëm në lojën tonë dhe krijuam rastet për shënim dhe golat".

Ai shtoi duke inkurajuar ekipin e tij. " Secili ka shumë potencial dhe talent,duhen të përmirësohen sepse gabime të tilla nuk duhen bërë.Dua të falenderoj të gjithë ekipin për grintën dhe personalitetin që treguan në lojë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga