
Dy vjet pas ndarjes me Mario Balotelin, Fani Neguesha rikthehet të flasë për sulmuesin italian. Në një intervistë të dhënë gjatë ditëve të fundit për mediet italiane, ish e fejuara e Balotelit tregon arrogancën me të cilën sillej 26-vjeçari.
Fani është betuar gjithashtu se nuk do të pranojë më të ketë një marrëdhënie dashurie me futbollistë. "Nuk doja më të më njihnin si 'e dashura e tij'. Është e vështirë për të bërë karrierë nëse të etiketojnë si të tillë.
Edhe termi "wags" është i degraduar tashmë. Në fillim më pëlqente të isha e dashura e ndonjë futbollisti të famshëm, por me kalimin e kohës një gjë e tillë vetëm sa më dëmtoi dhe nuk më ndihmoi. Baloteli sillej si një 'yll' i futbollit edhe në shtëpinë e prindërve të mi.
Nuk sillej si një person normal, por me arrogancë të tepruar. Atij nuk i pëlqente që mediet interesoheshin për mua. Nuk do të lidhem më me një futbollist. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua", pranon Fani në intervistën e saj.
[gallery columns="1" size="full" ids="28660"]
[gallery columns="1" size="full" ids="28661"]
[gallery columns="1" size="full" ids="28663"]
[gallery columns="1" size="full" ids="28664"]