
Superliga e Kosovës zhvillon sot përballjet e radhës. Ballkani pret në shtëpi Vushtrrinë, me skuadrën e Ismet Munishit që nuk i lejohen gabimet në këtë fazë të kampionatit. Vendasit vijnë pas një barazimi 1-1 me Ferizajin, ndaj një ndalesë e dytë do ishte fatale.
3 fitore në 3 takimet e fundit i kanë dhënë moral Gjilanit, e sot kërkohet një tjetër triumf ndaj Llapit. Prishtina e vendit të dytë ''përplas brirët'' me Feronikelin, me këta të fundit që janë në formë. 90- minutëshi zhvillohet në orën 19.00, ndërkohë që dy ndeshjet e tjera luhen në 17.00.
Ndeshjet:
Ballkani - Vushtrria / 17.00
Gjilani - Llapi / 17.00
Prishtina - Feronikeli / 19.00
Poll