Bekim Balaj dhe Odise Roshi u aktivizuan si titullarë për Terek Groznin në sfidën që skuadra e tyre barazoi 0-0 në shtëpi kundër Tomsk.
Sulmuesi shkodran e përfundoi sfidën në fushën e lojës, ndërsa mesfushori fierak u zëvendësua në minutën e 78-të.
Kjo ndalesë i kushton jo pak Terek Groznit që humb kështu një shans për t'iu afruar vendit të dytë që mbahet nga Zenit St'Petërburg.
Skuadra ku luajnë dy lojtarët kuqezi renditet në vendin e 4-t në kampionatin e Rusisë me pikë të barabarta me CSKA Moskë që është e 3-ta, 6 pikë larg vendit të 2-të që të çon në play-off-in e Champions League.
[caption id="attachment_56615" align="alignnone" width="548"] Renditja e kampionatit Rus[/caption]
Poll