Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

"Vendosa me zemër", BAJRAMI i lumtur: Për Shqipërinë do refuzoja edhe Zvicrën A

Shkruar nga NEWSPORT
"Vendosa me zemër", BAJRAMI i lumtur: Për

Nedim Bajrami i ka thënë ''PO" Shqipërisë. Lojtari i Empolit është aktivizuar për moshat e Zvicrës, teksa në një intervistë për Koha.Net, tregon se përse ka zgjedhur  kuqezintjë dhe jo Kombëtaren Helvete. Bajrami ndjehet shumë i lumtur për këtë zgjedhje, teksa tanimë pritet ftesa nga trajneri Edi Reja. Ai ka cilësi të jashtëzakonshme, të cilat padyshim do jenë vlerë e shtuar për Kombëtaren tonë.

"E kam dëgjuar zemrën. E ndjeva veten më shumë që të luaja për Shqipërinë dhe në fund e kam marrë këtë vendim. Jam shumë i lumtur që kam zgjedhur të luaj për Shqipërinë. Kemi biseduar me trajnerin e Zvicrës U-21, por më shumë e kam ndarë mendjen, e kam dëgjuar zemrën dhe u thashë për Shqipërinë. Edhe po të vinte Zvicra A, unë isha i vendosur të luaja për Shqipërinë.Kam pasur kohë dhe jam menduar, por besoj se kam bërë zgjedhjen më të mirë që kam shkuar te Shqipëria, sepse në fund të fundit e ndiej veten shqiptar. Kam bërë hapin e duhur dhe është hap i madh për mua. Jam i ri dhe jam krenar që do ta kem mundësinë të luaj për Shqipërinë. Niveli i Shqipërisë është rritur.

Ka mundësi që të luaj për Shqipërinë këtë muaj. Kam biseduar edhe me Amir Abrashin dhe Arlind Ajetin, me të cilët kam luajtur dhe i njoh goxha mirë edhe nga afër. Më ka mbetur vetëm pasaporta. Unë jam gati të luaj për Shqipërinë" - tha ai.

Tags:

KOMBETARJA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga