Fitorja e sotme me skuadrën e Rudar-it, i jep kuksianëve të drejtën për të vazhduar më tej rrugëtimin në Europa League. Por raundi i dytë kualifikues është tejet i vështirë për verilindorët, pasi skuadra me të cilën do të ndeshen, është pikërisht Austria e Vienës, ku do të luajnë në datën 14 korrik. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Austri, kurse tjetra në Shqipëri, në stadiumin “Elbasan Arena”. Një kundërshtar i njohur ky për futbollin shqiptar, pasi disa kohë më parë, ishte bomberi Salihi që aktivizohej me ta. Por skuadra shqiptare është mësuar të shkruajë historinë në Europë, teksa në 2013 shkuan në play-off me skuadrën turke të Tranzbospor, duke mos arritur të kualifikohen në grupe. Megjithatë këtë vit ekipi kuksian do të tentojë të shkruajë edhe një herë historinë, ndoshta këtë radhë në fazën e grupeve të Europa League.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.