Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Atmosferë pozitive te VLLAZNIA, shkodranët bëhen gati për TEUTËN

Shkruar nga NEWSPORT

Vllaznia do të luajë nesër në transfertë kundër Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Skuadra shkodrane i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve në prag të takimit kundër durrsakëve.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, kuqeblutë bëjnë me dije se kanë zhvilluar në Durrës seancën e fundit stërvitore. Në njoftimin e bërë thuhej:

“Vllaznia ka zhvilluar sot seancën e dytë stërvitore në qytetin e Durrësit të cilin ka zgjedhur për t'i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen me Teutën. Atmosfera në kampin shkodran është shumë e mirë dhe të gjithë pjestarët e tij besojnë tek suksesi në takimin e nesërm”.

Kujtojmë që ndeshja e nesërme do të luhet në orën 16:45, në stadiumin “Elbasan Arena” për shkak se “Niko Dovana” është duke u rikonstruktuar.

Njoftimi i klubit shkodran
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga