
Atletja gjermane, e cilësuar si atletja më seksi në botë, I është rikthyer stërvitjes pas një muaji izolimi nga koronavirus. 21-vjeçarja, e cila shpresonte të merrte pjesë në lojërat olimpike në Tokyo 2020 para Covid, konkurron në garën 400m. Ajo ka marrë pjesë në garat për të rinjtë duke përfaqësuar Gjermaninë dhe bashkë me skuadrën e saj çuan në shtëpi medaljen e bronxtë, në kampionatin e atletëve për moshat nën 20 vjeç, në 2017.
Ajo nuk e rrëmben vëmendjen vetëm kur vrapon në pistë, fasnat e saj, të cilët janë 718,000, çmenden dhe mezi presin postimet e saj. Kjo e çoi gazetën australiane ta shpallte atë si “Atletja më seksi në botë’.
Megjithatë ajo modesisht thotë:” Unë nuk e di pse e kam marrë këtë titull. Sporti vjen I pari për mua. Ka aq shumë vajza në instagram e prapë nuk kanë aq shumë fansa që të jenë kaq të interesuar, kjo e bën një lloj spoti konkurrues për mua.”
Ndërsa Gjermania zbut rregullat e izolimit ajo shpreh në rrjetet sociale kënqaësinë e saj që po I rikthehet stërvitjes. Ajo shkruan:”Më në fund mund të kthehem në pistë. Jam kaq e lumtur të kthehem në stadium, edhe pse natyra nuk ishte aq keq.” Atletja seksi I ka dhënë vetes një javë pushim për të rimarrë veten pas heqjes së dhëmballës së pjekurisë, para rikthimit të saj.