
Milani është gati të rinisi stërvitjen në grup. Kuqezinjtë i janë nën shtruar testit të radhës për Covid-19 dhe pas analizava është zbuluar se asnjë prej lojtarët nuk është i prekur nga virusi.
Një lajm i mirë për skuadrën kuqezi dhe trajnerin Pioli që do të ketë të gatshëm të gjithë lojtarët me përjashtim të Kessie që duhet të qendrojë edhe disa ditë në karantinë të detyruar pasi është kthyer me vonesë nga vendi i tij.
Nga dita e hënë ekipi do të nisi stërvitjen me grupin e plotë në mënyrë që të kapin formën e duhur për rifillimin e sezonit. Në Serie A nuk ka ende një datë zyrtare, por në 28 maj do të vendoset përfundimisht se çfarë do të bëhet me kampionatin italian.
Poll