
Partizani luajti të shtunën kundër Laçit, ndeshje që përfundoi me shifrat 1-1. Të kuqtë e drejtuar nga trajneri Ilir Daja bënë një paraqitje të mirë, ndërsa pas sfidës ra në sy deklarata e trajnerit kryeqytetas. Ai kritikoi publikisht Jasir Asanin duke u shprehur: "As Asani, as unë apo dikush tjetër nuk është më i madh se Partizani". Trajneri Daja nuk preferoi të jepte detaje, megjithatë performanca me hope e mëngjërashit duket se ka lënë gjurmë në memorien e 54-vjeçarit.
Stoli nuk është i shijshëm për askënd, megjithatë një futbollist profesionist është i detyruar ta pranojë. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur në kampin e kuq e ndoshta lënia në stol e Asanit ndaj kurbinasve ishte pikërisht kambanë për mëngjërashin për të dhënë gjithmonë maksimumin në fushën e blertë, qotë edhe në minutën e fundit. Këtë sezon, lojtari nga Maqedonia e Veriut ka qenë disa herë vendimtar me rastet e krijuara, asistet e dhënë apo golat e shënuar.