Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së ka nisur punimet e saj, ndërsa presidenti i Partizanit, Gaz Demi nuk është prezent.
Numri 1 i klubit të të kuqve nuk ka preferuar të pranojë ftesën e FSHF-së, ndërsa duket se marrëdhëniet e tij me presidentin e këtij institucioni, Armand Duka kanë ndikuar në këtë vendim të kreut të 15 herë kampionëve të vendit.
Por, Partizani përfaqësohet sot në Asamblenë e Përgjithshme nga Drejtori i Përgjithshëm i klubit, Genc Tomori.
