
Sipas Supersport dy lojtarët më të mirë në fushë në takimin e sotëm mes Teutës dhe Partizanit, ishin Marzrekaj dhe Magani.
Pas takimit, për mikrofonin e Supersport ka folur edhe sulmuesi durrsak Artur Magani:
"Përsa i përket aktivizimit tim në fushën e lojës, është një çeshtje që i takon trajnerit.
Jo vetëm unë, por çdo lojtar e dëshiron që të luaj takimin si titullar ose të jetë pjesë e formacionit. Kam fatin që babi im të jetë njëkohësisht edhe trajneri im po un ja kam lënë atij në dorë pasi edhe këtë vit nuk kam qen titullar dhe un se komentoj këtë gjë.
Nuk e kam në karakter të bëj polemikë për formacionin as me trajnerët e tjerë se kam bërë.
Nëse un nuk aktivizohem, nuk do të thotë se do të largohem nga ekipi, kjo ska për të ndodhur. Mund edhe të kishte shkuar ndryshe ky takim, por ne nuk po gjejm dot golin dhe shpresoj ta arrijmë pasi parashikoj një garë të egër deri në fund", ka përfunduar sulmuesi.