
Federico Di Marco do të jetë largimi I parë nga Interi në këtë merkato. Mbrojtësi I krahut të majtë do të huazohet te Hellas Verona deri në fund të sezonit dhe tashmë është arritur akordi.
Di Marco luajti titullar në ndeshjen e Kupës, ndërsa gjatë këtij sezoni nuk ka gjetur pothuajse fare hapësira dhe për këtë arsye, zikaltërit duan që ta huazojnë. Akordi është arritur me Veronën që e kërkon lojtarin për ta vendosur si titullar.
Për këtë marrëveshje mes dy klubeve është edhe Marash Kumbulla pasi Interi do të paguajë për kartonin e tij si dhe do të huazojë Di Marco deri në fund të sezonit.
Poll