Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Arrihet marrëveshja, Kalvin Phillips transferohet te skuadra që kërkon Armando Brojën

Shkruar nga NEWSPORT
Arrihet marrëveshja, Kalvin Phillips transferohet te skuadra që
Kalvin Phillips largohet nga Manchester City dhe transferohet te një tjetër skuadër në Premier League. Mungon vetëm zyrtarizimi i anglezit te skuadra e re. Është pikërisht West Ham që ka siguruar shërbimet e Phillips, i cili në ditët në vijim do të prezantohet te “Çekanët”. Në fakt të dyja klubet kanë rënë dakort për huazimin e ti deri në fund të këtij sezoni. 28-vjeçari këtë sezon ka luajtur me “Qytetarët” në 10 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar vetëm 1 gol. Ndërkohë ka kontratë të vlefshme me citizenët deri në qershor të vitit 2028. Kujtojmë se West Ham është një prej skuadrave që po këmbëngul më shumë për transferimin e Armando Brojës gjatë merkatos së janarit dhe mbetet të shihet në ditët në vijim nëse sulmuesi shqiptar do të jetë afrimi i radhës për “Çekanët”.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga