
Armando Sadiku u transferua gjatë merkatos së verës në Turqi te skuadra e BB Erzurumspor. Bomberi shqiptar vendosi të largohej nga Spanja për të kaluar në kampionatin turk, ndërsa aventura e tij nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.
Fillimisht Sadiku ishte i dëmtuar e për këtë arsye nuk ka luajtur në disa ndeshje, por tashmë është rikuperuar plotësisht.
Skuadra e tij luajti sot ndaj Karagumruk dhe u mund me rezultatin 5-1. Sulmuesi shqiptar nuk zbriti për asnjë minutë në fushë, ndërsa ka luajtuar vetëm 6 minuta këtë sezon.
Një momentë jo i mirë për lojtarin shqiptar që duket se I duhet më shumë punë për të kapur formacionin.
Kujtojmë që Kombëtarja shqiptare do të luajë në muajin nëntor dy ndeshjet të Nations League e ngelet për t'u parë nëse Sadiku do ftohet apo do ë lihet sërish jashtë nga trajneri Reja.