Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, është shprehur për Supersport pas humbjes me Tiranën se ekipi nuk është si ai i 2 fazave të para.
Gjithashtu tekniku pranon se është edhe përgjegjësi e tij.
“Sot ajo që ndodhi deri në fillim të këtij sezoni të ri. Ekipi nuk po shfaqet më ashtu siç ishte në dy fazat e para. Në pjesën e dytë tentuam diçka më ndryshe. Pësuam një gol si karambol, por edhe për përgjegjësinë time, për shkak se lejova Shametin të dilte në sulm për të shënuar, por harruam se mund të pësonim. Përgjegjësia është e imja. Duhet të shohim më shumë komponentë për të dalë kampion, më shumë kemi folur, sesa kemi dhënë në fushë. Partizani s’del me flamur në dorë si ne, ka treguar më shumë ekuilibër, ka qendruar me këmbë në tokë dhe kjo i ka bërë mirë. Deri në këto momente, lojtarët e rinj nuk janë ambientuar ende me ekipin dhe në njëfarë mënyre kemi prishur fizionominë e lojës. Gjithsesi kampionatit duhet t’i japim më shumë kohë. Në futboll nuk fitohet me çdo kusht, por duke zbatuar detyrat përkatëse. Ekipet pretendente duhet të luajnë në një ditë dhe në një orar, kjo është ide e imja. Nuk kam çfarë të them. Kemi sulmuesit më të mirë në Shqipëri, kemi edhe lojtarë të tjerë, por më besoni që duhet më shumë kohë për t’i dhënë këtyre djemve. Shkurtaj, Rroca, Teqja, Rruumbullaku( i dëmtuar), të cilët janë të rinj. Nuk e kam problem presionin, nuk i trembem punës time. Unë kam punuar dhe kam ditur të punojë, këtë nuk e kam asnjë lloj problemi, përsa i përket presionit. Unë duhet të marr vendimet e mia, që do e shoh edhe vetë për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës. Nuk më detyron asnjë se çfarë lojtarë duhet të fus në fushën e lojës, sepse është profesioni im dhe më takon mua të vendos”, është shprehur Armando Cungu.