Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në televizionin, “Vizion Plus”, në emisionin “Kampionët”, komentoi edhe përplasjen e tij me deputetët e PS-së, Bashkim Fino dhe Erjon Braçe.
Ai ka thënë për debatin me Finon: “I kemi thënë disa herë dhe bëhemi bajate. Asambleja është e tillë me të njëjtin numër prej disa vitesh dhe është statuti që i rregullon të drejtat dhe detyrimeve. Të gjitha janë bërë në zbatim të statutit dhe rregullave. Është kapitull i mbyllur. Besoj se tashmë është mbyllur edhe për Bashkimin.”
Erjon Brace?: “Nuk është në natyrën time dhe nuk e përballoj dot. Merrem me punët e mia dhe me Federatën, por nuk kam kohë që të merrem me rrjetet sociale dhe vendosa të ndjek rrugën ligjore. Ndoshta edhe në një moment emocional kur mërzitesh me akuzat me shpifjet e nuk i konsideron ashtu. Por i tërhoqa dhe thashë nuk ja vlen.”
Evazioni fiskal: “Përmendi disa futbollistë dhe ish-futbollistë, deri edhe Mesin dhe Maradonën dhe ç’lidhje ka. Supozojmë që ka evazion dhe nëse Erjoni kërkon të cënojë financat e federatës, mund t’i cënojë sepse i ka në dorë të gjitha, polici etj, etj, dhe le të vijnë ti marrin. Nuk bëhet fjalë për evazion fiskal individual, nuk mund ta paralelizosh me futbollistët. Në federatë nuk ka sepse tatimet kontrollojnë çdo vit bilancet tona. Nuk kuptoj pse duhet ta bëjmë. Edhe sikur ta kishim bërë? Kemi pasuruar arkat e FSHF-së, apo kemi investuar ndonjë fushë më tepër. Nuk besoj se është ndonjë mëkat i madh.”