Lojtari më i përfolur ne merkjaton e verës nga kuqezinjtë është mbrojtësi Arlind Ajeti, për të cilin ka ofreta nga e gjithë Europa. Por vetë lojtari pohon për “Klan Kosovën” se do të jetrë sërish në Itali sezonin e ri. “Preferoj të qëndroj në Itali, sepse jam përshtatur mirë me futbollin në këtë vend. Kam oferta edhe nga Anglia, por dua të vazhdoj këtu”, – ka thënë Ajeti, por pa përmendur emra skuadrash. Ai e mbylli sezonin që shkoi me Frozinonen, tashmë në Serinë B, ndërsa Peskara e Memushajt, e ngjitur në Serinë A, e kërkon me ngulm, ashtu si dhe Bolonja.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.