Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Arisi bën prapakthehu, kapiteni i Kombëtares ka dhe një mundësi tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Arisi bën prapakthehu, kapiteni i Kombëtares ka dhe një

Para një jave, qarkulloi lajmi se Mërgim Mavraj, kapiteni i Kombëtares, do të ishte një lojtar që duhet të ikte nga ekipi i Selanikut. Forma e tij e dobët në këtë fazë të parë nuk bindi askënd në Greqi dhe dalja nga klubi ishte shumë afër.

Por, sot sipas "novasports.fm", presidenti i klubit, Karipidis është bindur se duhet dhënë  një mundësi e dytë për Mavrajn. Qëndërmbrojtësi shqqiptar në këtë mënyrë ka gjetur një akord me krerët e klubit dhe do të vazhdojë të veshë fanellën verdhezi.

Ajo që ka bërë presidentin të ndryshojë mendim është fakti se 3 muaj janë shumë pak, për një lojtar që të tregojë potencialin e vet. Gjithashtu klubi i Selanikut, nuk është jashtë objektivave që ka vendosur, pasi duhet marrë parasysh që është sezoni i parë në Kategorinë superiore skuadrën, pas 4 viteve mungesë.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga