
Arbër Çyrbja do të largohet nga Gjilani pas vetëm 6 muajsh. Mesfushori u largua nga Teuta në verë për të firmosur me skuadrën kosovare, por nuk ka bindur aspak me paraqitjet e tij.
"Gazeta Olle" bën me dije, se lojtari ka prishur kontratën me marrëveshje me Gjilanin dhe do të rikthehet në Kategorinë Superiore dhe do të firmosi me Vllazninë. Tashmë mbetet për t'u parë nëse kjo është një lajm merkato apo Çyrbja do të firmosi me skuadrën shkodrane.
Në të kaluarën, mesfushori ka provuar të luajë edhe me Kukësin, ndërsa kjo do të jetë eksperienca e radhës për të në Superligë.
Poll