
Apolonia ka përfituar nga java pushim, teksa ka zhvilluar një test miqësor kundër Albpetrolit (Kategoria Dytë). Të besuarit e Mërgjyshit kanë triumfuar 3-1, teksa i kanë dhënë një sinjal Lushnjës. Dy skuadrat do të përballen në datën 14 mars, në kuadër të fazës play-off për një vend në Kategorinë Superiore. Për fierakët kanë shënuar Zaimaj, Hysenshahaj dhe Gjata.
Renditja e Kategorisë së Parë është mjaft interesante, teksa Pogradeci, Apolonia dhe Lushnja ndahen vetëm nga dy pikë mes tyre. Faza e tretë e ndeshjeve është mjaft e nxehtë, me katër ekipet (përfshi Besën) që do kërkojnë të luajnë në Elitë sezonin e ardhshëm.
Poll