Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Ansi Agolli u projektua në stafin e ri të skuadrës së De Biasit, italiani tregon prapaskenat: Ja pse mëngjarashi nuk vjen dot te Azerbajxhani

Shkruar nga NEWSPORT
Ansi Agolli u projektua në stafin e ri të skuadrës së De

Gianni De Biasi u kthye të drejutonte nëj skaudër pas tre vitesh mungesë.  Para pak ditësh u zyrtarizua si trajner i Azerbajxhanit, me tratativat që kishin kohë që kishin nisur. Synimi është ndërtimi i një Kombëtareje të suksesshme, duke vënë në funksion idetë e tij për futbollin.

\Mediat publikuan informacionin se krahu i djathë i tij do jetë Ansi Angolli, por vetë De Biasi e mohon këtë gjë për shkakun se 37 vjeçari është pjesë e New York Cosmos në Amerikë. Gjithsesi,  në të ardhmen mund të ketë ndyshime dhe për këtë është i vetëdijshëm edhe italiani.

''Ky vend më ka lënë pa fjalë. Qyteti është i madh dhe dinamik. Ka një popullsi prej dy millionë banorësh dhe i vendosur në brigjet e detit Kaspik. Vërtet shumë tërheqës. Por nuk mund të jem këtu aq shpesh si kur drejtoja Shqipërinë. Atje kaloje nga  Tirana në Itali shumë lehtë. Ndërkohë marrëdhëniet me Bakun janë pak më të ndërlikuara pasi duhet të shkosh në Stamboll filimisht dhe pastaj të vish në Baku. Kam tre muaj që po vëzhgoj dhe shoh videot nga Azerbajxhani.

Të gjitha të dhënat që kanë dalë në media për rrogën time nuk janë të vërteta. E dini se çfarë është e rëndësishme për mua? Nuk po vij për para te Azerbajxhani, por për të bërë një punë të rëndësishme me Kombëtaren. Ansi Agolli është i pamundur që të merret në këtë rast pasi ka kontratë me klubin e tij, por do të më pëlqente shumë që ta kisha në staf për të ardhmen'' - thotë mes të tjerash de Biasi.

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga