Edon Zhegrova po jeton momentin më të mirë në karrierën e tij. Lojtari dardan po bën paraqitje fantasike me Lillen në Francë, ndërsa ka zgjuar edhe interesin e skuadrave të tjera.
24-vjeçari tashmë ka përfunduar në radarin e ekipeve angleze, gjermane dhe spanjolle. Në të tilla kushte Lille kërkon të mbushë arkat nga shitja e futbollistit të përfaqësueses së Kosovës.
Nga “Transfermarkt” vlerësohet me 10 milionë euro, por francezët nuk do ta lëshojnë Zhegrovën nëse skuadrat e interesuara për të nuk paguajnë plot 20 milionë euro. Kujtojmë se 24-vjeçari ka kontratë me Lillen deri në qershor të vitit 2026, teksa u bë pjesë e tyre në janar të vitit 2023.
Në këtë sezon ka zhvilluar 25 ndeshje në të gjitha kombetizione. Zhegrova i aka dalë të shënojë 6 gola dhe të dhurojë 7 asiste për shokët e skuadrës, duke u kthyer në një lider te francezët.