
Andi Lila për Supersport është shprehur nga Elbasani se ka shumë besim tek Kombëtarja për një fitore sonte, por edhe në të ardhmen. Më tej, Lila ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke theksuar se do e ndërpresë kontratën me klubin grek. Një mundësi është që Lila mund të luajë në Shqipëri, por mbetet për t'u parë se tek cila skuadër.
"Rikuperimi është në faza të mirë. Qenka qef ta shohësh nga jashtë. Elbasani është një atmosferë elektrizuese. Qenka kënaqësi ta shohësh ndonjëherë edhe nga jashtë. Mendoj që klima është shumë e mirë, skema shpresoj të funksionoj. Në ndeshjen me Islandën, është zgjidhur vetëm më një episod. Trajneri Reja preferonte skëmën 3-5-2. Lojtarët duhet ta bëjnë me përpikmëri. Shpresoj se në këtë ndeshje të dalim në lojën tonë. Kualitetet janë, shpresoj që të kemi edhe fatin me vete. Unë kam besim, jam gjithmonë optimist. Lojtarët janë, tifozët gjithashtu, të marrim 3 pikët dhe të ecin përpara. E kam takuar trajnerin. Ai është një zotëri i vërtetë. Shpresoj që bagazhin ta transmetojë tek Kombëtarja jonë. Kam edhe një vit kontratë, por mendoj që kontratën do e ndërpres. Po e marr me qetësi. Do të shohim, po mendoj edhe për këmbën më mirë", është shprehur Lila.