Ish mbrojtësi i Kombëtares dhe futbollisti i Tiranës, Andi Lila feston ditën e sotme datëlindjen e tij të 34. Lila është një emër shumë i njohur në botën e sportit në Shqipëri pasi jo vetëm ka luajtur për një kohë të gjatë me kombëtaren shqiptare, por më parë është aktivizuar për disa sezone në Kategorinë Superiore me ekipin e Tiranës dhe të Besës së Kavajës.
Tashmë Lila vazhdon karrierën futbollistike tek klubi i Tiranës, por një dëmtim i rëndë prej kohësh e mban larg fushave. Megjithatë marrëdhëniet e tij me futbollin nuk janë shkëputur, pasi Andi Lila është gjithashtu Kryetari i Sindikatës së Futbollistëve Profesionist e krijuar vetëm pak kohë më parë.
Ish futbollistin e Kombëtares dhe Kryetarin e Sindikatës së Futbollistëve së fundmi i ka uruar ditëlindjen e 34 dhe presidenti I FSHF, Armand Duka.
"Gëzuar ditëlindjen e "34" AndiLila.
U bëfsh 100 vjeç!", shkruan presidenti Duka në profilin e tij.
