Juventusi u mposht nga Monza në ndeshje e fundit të Serie A. Bardhezinjtë tashmë e shikojnë vetën në vendin e 13 me 23 pikë.
Sfida e radhës për “Zonjën e Vjetër” është dueli me Lazion në Superkupën e Italisë. Trajneri i Juves foli për sfidën me kryeqytetasit, ndërsa vendosi fokusin te mungesa e Pogba, ndërsa theksoi se Vlahovic mund të nisë ndeshjen si titullar.
“Është ndeshje e madhe, do të luhet sipas rregullave të ndeshjes së vetme. Lojtarët që duhet të pushojnë? Jo, nuk kemi luajtur shumë ndeshje. Nuk kam vendosur ende asgjë për nesër, më duhet të bëj disa vlerësime nesër në mëngjes. Përveç lëndimit afatgjatë Bonuçi, Pogba nuk do të jetë aty për shkak të dhimbjeve. Pas kaq shumë mungese, dhimbjet vijnë dhe duhet kohë. Vlahovic? Ai duhet të luajë që në fillim”, ka deklaruar Allegri.