
Vllaznia do të luajë ditën e enjte sfidën e kthimit të Conference League ndaj Shiroki Brijeg. Sfida e parë e luajtur në Bosnje-Hercegovinë u mbyll me rezultatin 3-1 për skuadrën vendase, ndërsa gjyqtari i ndeshjes ishte protagonisti kryesor me 12 kartona të verdhë, 2 të kuq e dy penallti.
Nga ana tjetër, Vllaznia do të tentojë mrekullinë në "Loro Boriçi" dhe trajneri Brdariç i cili do të mungojë në stol për shkak të kartonit të kuq po mendon të hedh në fushë një skuadër sulmuese. Duke parë që shkodranët nuk kanë asgjë për të humbur pritet një "all in" në fazën sulmuese. Liridon Latifi, afrimi i bujshëm i merkatos me shumë mundësi do të jetë titullar së bashku me Viktor Da Silvën dhe Gjurgjevic.
Poll