• Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Newsport.al
Newsport.al
  • Kryesore
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
  • FITNESS
Home
KOMBETARJA

Alban Bushi flet për Superligën, Shpresat dhe idhullin e tij në futboll: Jam i fiksuar pas lojës së bukur

March 18, 2018 KOMBETARJA 0 comments

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Alban Bushi flet për Superligën, Shpresat dhe idhullin e tij në futboll:  Jam i fiksuar pas lojës së bukur
KOMBETARJA
Alban Bushi, trajner i Shpresave

Në emisionin ‘Zona Gol’, të shtunën në mbrëmje ishte i pranishëm në lidhje direkte edhe trajneri i Shqipërisë U-21, Alban Bushi. Ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare iu bashkua bisedës në studio, teksa ndau mendimet e tij mbi futbollin shqiptar e europian dhe foli për situatën dhe planet të kombëtarja Shpresa.

Cila ka qenë skuadra që ke pasur përzemër, apo ndoshta vijon ta kesh edhe sot?

Bushi: Nuk kam qenë fans i skuadrave, por i futbollistëve. Idhulli im ka qenë Gabriel Batistuta dhe kam qenë tifoz i ekipeve ku ai ka luajtur, fillimisht i Fiorentinës dhe më pas i Romës.

Fans i Batistutës, por keni mbajtur numrin 8 në shpinë. Pse jo 9-ën e argjentinasit?

Bushi: Në fillimet e mia kam mbajtur edhe bluzën me numrin 9, ndërsa shpesh imitoja edhe ato gjestet apo mënyrat e tij të festimit të golave. Me kalimin e kohës ndodh që piqesh më shumë dhe nuk ke më të njëjtin entuziazëm të ndjekësh idhujt e tu.

Për mendimin tuaj, sa shanse ka Juventusi për të fituar titullin?

Bushi: Unë mendoj se Juventusi la dy pikë shumë të rëndësishme sot, në ecurinë drejt mbrojtjes së titullit. Në javët në vijim bardhezinjtë do të përballen me Interin, Milanin apo Napolin dhe lënia e pikëve me to do të ishte më e justifikuar, por sot jo. Në pjesën e parë Spali ishte dukshëm më aktiv dhe kërkoi më shumë fitoren. Edhe Allegri mendoj se duhet t’i jepte më shumë rëndësi kësaj sfide, pasi mund të eliminohet edhe nga Reali në Champions dhe del pa gjë në fund.

Kontigjenti i Kombëtares U-21 duket mjaft i mirë, por rezultatet dhe loja duket se nuk ecin paralelisht, pasi paraqitemi mirë, por nuk marrim pikë. Si e shpjegon këtë fakt?

Bushi: Nuk mund të them se është çështje fati, pasi fati shkon me atë që punon dhe luan. Gjithsesi, unë mendoj se mungesa e rezultateve vjen nga mungesa e eksperiencës, pasi nuk kemi ditur të menaxhojmë si duhet cilësitë tona, ndërsa kundërshtarët janë treguar më të zgjuar. Gjithsesi, në edicionin e ardhshëm kualifikues, Shqipëria U-21 do të jetë pretendente për t’u kualifikuar, pasi pavarësisht kundërshtarëve që do të kemi në grup, do të synojmë minimalisht vendin e dytë.

Keni luajtur vetëm dy herë me Shpresat, në karrierën tuaj. Sa rëndësi ka pjesëmarrja në ekipin e të rinjve?

Bushi: Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që ta nisësh eksperiencën në Kombëtare, duke filluar që nga U-15 e me radhë deri në kombëtaren e madhe. Kjo pasi lojtarët vijnë duke u rritur, por edhe duke u pjekur dhe kuptuar rëndësinë e fanellës që mbajnë veshur. Unë kam luajtur një ndeshje në Çeki dhe një tjetër në Gjermani, ku pas ndeshjes mbetëm 10 lojtarë gjithsej, pasi shumica u arratisën.

Çfarë duhet të bëjë një lojtar për të bërë kapërcimin nga Shpresat te skuadra e parë? Si duket e ardhmja e Shqipërisë?

Bushi: Një lojtar duhet të tregojë veten te Shpresat fillimisht dhe më pas ftesa nga Kombëtarja e madhe vjen vetë. Shembulli ideal është Ramadani, që punonte te Shpresat me seriozitetin maksimal, pa e pasur mendjen te ekipi A dhe ftesa erdhi vetë për të, ndaj mendoj se duhet që të gjithë të ndjekin rrugën e tij. Gjithsesi, unë mendoj se ne kemi shumë lojtarë që mund të përfaqësojnë me dinjitet Kombëtaren e madhe, duke filluar që nga portieri Selmani, e deri te sulmuesit, Ne po presim edhe Rei Manajn, që do të vijë dhe do të tregojë veten, ndaj mund të them se e ardhmja e e Shqipërisë është në duar të sigurta.

Sa fokus ka Kategoria Superiore në punën tuaj përzgjedhëse?

Bushi: Kampionati shqiptar ka ardhur në ngritje graduale dhe tani po prodhon shumë futbollistë cilësorë, ndaj edhe fokusi im është maksimal. Gjithsesi vlen të përmendet se ka një lloj inferioriteti psikologjik të lojtarëve që luajnë në Shqipëri, ndaj atyre që vijnë nga jashtë dhe këtë duhet ta eliminojmë ne me punën tonë. Gjithsesi ka lojtarë mjaft interesantë si Fangaj, Krymi, Çinari, ndonëse ky i fundit nuk ka qenë pjesë e Shpresave, por edhe ata që nuk luajnë me Shpresat, nuk duhet të dorëzohen, pasi Kombëtarja A arrihet edhe pa luajtur më parë më Shpresat.

Më mirë loja e bukur apo pikët?

Bushi: Unë jam i fiksuar mbas lojës së bukur dhe ndonjëherë nuk më intereson as rezultati përballë lojës. Gjithsesi, te Shpresat rëndësi ka që të prodhosh lojtarë për skuadrën e parë, pasi edhe këtë herë Panucci më ka marrë disa lojtarë si Abazaj, Ramadani, etj. Gjithsesi, unë mendoj se nëse marrim maksimumin në takimet ndaj Sllovakisë, mund të luajmë shanset tona për të arritur zonën Play Off. Në tërësi unë mendoj se Kombëtarja U-21 duhet të kishte 15 pikë tani në renditje, për atë që ka dhënë në fushën e lojës, por mungesa e eksperiencës dhe besimit, na kanë penalizuar. Ne kemi dominuar Islandën për 90 minuta dhe ironia e fatit është se nëse nuk kualifikohemi ne, do të kualifikohet Islanda.

Ka keqardhje për lojtarët që ju ka marrë Panucci? A do ta ndjejë ekipi mungesën e tyre?

Bushi: Nuk besoj se do ndihet mungesa e tyre, pasi edhe lojtarët që kanë ardhur, janë të gatshëm të japin maksimumin dhe t’i zëvendësojnë denjësisht. Nuk kemi Abazajn, por kemi Seferin dhe Manajn, lojtarë që mund të vendosin një ndeshje. Unë dua vetëm që lojtarët të vrapojnë mirë, pasi vetëm kështu mund të kapim kundërshtarin. Kështu që nuk ka keqardhje, pasi jemi të bindur se do marrim maksimumin. Na ka ardhur Ndoji, futbollist që më herët është grumbulluar nga Panucci dhe normalisht që do të jetë një vlerë e shtuar në mesin e fushës. Fola me Panuccin që të më linte Ramadanin të paktën deri më datë 24 për ndeshjen, por nuk pranoi dhe e mirëkuptova. Edhe për mungesën e Abazajt nuk kisha dijeni deri para dy ditësh, por dëmtimi i lojtarëve të skuadrës së parë, bëri që Panucci ta kërkonte në skuadrën e tij. Me trajnerin kemi një komunikim mjaft të mirë, për të mirën e Shqipërisë.

A arrihet në Kombëtaren Shpresa, të dallohen të gjithë elementët e duhur? Kemi parasysh lojtarë që kanë kaluar pa u vënë re dhe I kemi njohur vetëm kur kanë shpërthyer.

Bushi: Ne kemi krijuar tashmë edhe Kombëtaren U-20, pasi na mungonte dhe kishim shumë lojtarë që rrinin bosh. Unë pata një grumbullim në Antalia të Turqisë dhe ata u paraqitën mjaft mirë. Mendoj se kjo është një zgjidhje, për të mbajtur kontaktet me sa më shumë lojtarë dhe për t’i aktivizuar deri sa të arrijnë pjekurinë për Kombëtaren A.

Lojtarët që luajnë jashtë, a luajnë rregullisht në ekipet ku militojnë?

Bushi: Disa nga lojtarët e mbrojtjes në një vit kanë luajtur rreth 50-60 minuta, por i kam grumbulluar për t’i pasur pranë dhe për më tepër, kur i kam aktivizuar kanë bërë mirë. Unë preferoj një lojtar që luan mirë dhe nuk bën gabime, pavarësisht se ku luan. Mua më rezulton se më mirë paraqitet Maloku që aktivizohet shumë pak, sesa një lojtar i kampionatit shqiptar, që luan rregullisht. Pra, mundohem të përzgjedh më të mirët mes lojtarëve që kam në dispozicion, pa u shqetësuar për klubin ku luan.

Thuhet se trajneri i Kombëtares ka sjellë disa rregulla të reja në ekip. Cili është ndryshimi mes teje dhe Panuccit?

Bushi: Lojë pa rregulla dhe pa disiplinë nuk ka. Në kohën time si futbollist dhe Hafizit si trajner, ne nuk kualifikoheshim në Europian jo sepse kundërshtarët ishin më të mirë se ne, por sepse ishin më të disiplinuar se ne. Edhe unë u kërkoj lojtarëve që të japin maksimumin dhe të sillen ashtu si në klubet ku militojnë. Urrej të shoh lojtarë që ecin në fushë, apo grindje mes njëri-tjetrit në fushë. Nëse luajmë mirë dhe tregojmë disiplinë, vijën edhe rezultatet, por edhe nëse nuk vijnë, të paktën të mësojmë diçka. Ne mund të marrim ndonjë pikë më tepër, nëse luajmë në mbrojtje, por unë nuk dua këtë gjë te Kombëtarja Shpresa, sepse dua t’i shoh lojtarët të mësohet të luajnë futboll.

A kemi brumin për të bërë lojë sulmuese?

Bushi: Unë kur e them, normalisht që bazohem te lojtarët që kam. E di që futbollistët që vijnë, janë shumë të mirë dhe dinë të luajnë futboll, ndaj u kërkoj të bëjnë atë që dinë ta bëjnë më mirë. Nuk e dua një pikë me Sllovakinë, nëse nuk mësojmë të luajmë futboll të bukur. Unë marr shembull Kombëtaren e profesor Hafizit, ku pavarësisht se pësonim shumë, luanim futboll dhe arrinim edhe të shënonim po aq shumë.

Keni qenë 3-3 dhe keni pësuar gol në fund nga Gjermania, në periudhën kur luanit nën urdhrat e Hafizit. Sa e keni vuajtur atë moment?

Bushi: Profesor Hafizi gaboi se më zëvendësoi mua në minutën e 90′, për të future Prengën dhe pësoi gol. Unë e lashë ndeshjen kur ishim 3-3… (qesh)

Referuar rastit të Hykës, por edhe Berishës dikur, a është distance një arsye për të mos e grumbulluar një lojtar?

Bushi: Normalisht që distance ndikon kur ke shumë pak kohë për të përgatitur ndeshjen, por është e kundërta në rastin konkret, pasi grumbullimi fillon më 19 dhe ndeshja është pas një jave, më 26 Mars.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn
Next article Pesë takime në SUPERLIGË, zbuloni sfidën që do transmetohet pa pagesë në RTSH
Previous article Përballë korçarëve pa dy titullarët, Hasan Lika "sajon" 11-shen ndaj Skënderbeut

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

Shkrime të Ngjashme

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, me ekipin edhe 7 lojtarë të rinj, ja kur kompletohet grupi
May 27, 2022

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, me ekipin edhe 7 lojtarë të rinj, ja kur kompletohet grupi

E PLOTË/ Ndeshjet e qershorit dhe mungesat e titullarëve, Edy REJA i qartë: Objektiv është vendi i parë, jemi në 90 përqind të formës
May 27, 2022

E PLOTË/ Ndeshjet e qershorit dhe mungesat e titullarëve, Edy REJA i qartë: Objektiv është vendi i parë, jemi në 90 përqind të formës

Edy REJA fton 2 lojtarët e Tiranës, Strakosha në listën e pritjes, ka një emër të ri në grumbullim
May 27, 2022

Edy REJA fton 2 lojtarët e Tiranës, Strakosha në listën e pritjes, ka një emër të ri në grumbullim

Ndeshjet e qershorit / Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares, ka surpriza
May 27, 2022

Ndeshjet e qershorit / Trajneri Reja publikon listën e lojtarëve të ftuar për 3 sfidat e Kombëtares, ka surpriza

Everton bën gjithçka për Brojën, përgatit ofertën e majme! Lampard e do në ekip
May 26, 2022

Everton bën gjithçka për Brojën, përgatit ofertën e majme! Lampard e do në ekip

VIDEO/ Rroca vendimtar, shënon në transfertën delikate të “Play Off” në Turqi
May 25, 2022

VIDEO/ Rroca vendimtar, shënon në transfertën delikate të “Play Off” në Turqi

Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Lajmet e fundit

___

May 28 12:14 PM
BOTA

FOTO/ Mesazhe të qarta kundër tifozëve të Feyenoord, si huliganët e Romës vandalizuan rrugët e TIRANËS

May 28 11:55 AM
SPORTMIX

Kampionati i futbollit 5×5 ul siparin e edicionit të dytë, Tirana 5×5 shpallet ekip kampion i Shqipërisë

May 28 11:37 AM
VENDI

Drejtori kampion i Tiranës, Tefik OSMANI: Para se të më gjykoni, ngrihuni si unë

May 28 11:19 AM
GOSSIP

FOTO/ Wanda Nara “djeg” qytetin e kampionëve, partnerja e Icardi shkëlqen në Romë

May 28 10:58 AM
VENDI

Vllaznia me grup të plotë, Laçi “i varur” nga sulmi! Gjithçka gati për finalen e KUPËS

May 28 10:39 AM
BOTA

ZYRTARE/ Nuk do të jetë pjesë e kampionëve sezonin e ardhshëm, Milan konfirmon largimin

May 28 10:19 AM
BOTA

Champions League/ “Qetësia para stuhisë…”, mbrojtësi i Liverpool sfidon sulmin madrilen

May 28 9:58 AM
KRYESORE

Te PARTIZANI bëjnë dy javë pushime, ja kur nisin përgatitjet për Conference League

May 28 9:39 AM
VENDI

Karta e fundit për Europën, FSHF pranon kërkesën e Vllaznisë për finalen e Kupës

May 28 9:20 AM
VENDI

Takaj tenton t’i bindë me projektin ambicioz, SKËNDERBEU nis bisedimet me tre titullarët

May 28 8:59 AM
VENDI

Objektivat e SHEHIT për merkaton, TIRANA po kërkon dy lojtarë për sulmin

May 28 8:41 AM
VENDI

Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për rikthimin e tij

May 28 8:22 AM
KRYESORE

Përgatitjet për Europën, TIRANA zhvendoset në Turqi! Negociata dhe për rinovimet

May 27 11:53 PM
BOTA

Ish- gruaja në Romë padit burrin me Juven, vendosi logon e rivalëve kur preu flokët e fëmijëve

May 27 11:30 PM
VENDI

DETAJI/ “Divorci” me Kukësin, Musta tallet me Longon: Kënaqësi të isha pjesë e ekipit të Duros

May 27 11:00 PM
KRYESORE

FOTO/ Luanin te Partizani së bashku, Rron Broja merr në Prishtinë Çinarin dhe Bitrin

May 27 10:44 PM
KOSOVA

FOTO/ U shpall kampion në Zvicër, mbrojtësi i Kosovës rinovon kontratën për 3 vite

May 27 10:27 PM
KRYESORE

“Triumfon” Longo, Kukësi ndërpret bashkëpunimin me 2 lojtarët “non grata” të italianit

May 27 10:13 PM
VENDI

FOTO/ Golashënuesi i Partizanit mbetet i lirë, Stenio Junior përmend objektivat e radhës

May 27 9:55 PM
KRYESORE

ZYRTARE/ Longo e la jashtë skuadrës, largohet Emiljano Musta

May 27 9:36 PM
VENDI

Partizani dhe Vllaznia më të “ndihmuarit”, ndikimi i sistemit VAR në sezonin e tij të parë

May 27 9:01 PM
VENDI

FOTO/ Ndeshja më e rëndësishme e sezonit, Vllaznia bën gati tifozët për finalen me Laçin

May 27 8:40 PM
BOTA

Perisic largohet nga Seria A, Conte e merr në Premier League

May 27 8:21 PM
BOTA

VIDEO/ Stërvitja e fundit e Real Madrid para Liverpool, lojtarët bëhen gati për titullin e 14

May 27 8:01 PM
BOTA

FOTO/ Kumbulla i kthen “reston” Lazios, baneri që “çmendi” tifozët gjatë festës

May 27 7:42 PM
KOMBETARJA

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, me ekipin edhe 7 lojtarë të rinj, ja kur kompletohet grupi

May 27 7:23 PM
BOTA

Finalja e CHL, Ancelotti “thumbon” Liverpoolin: I kam mundur në 2014-ën me lojtarë që kishin probleme

May 27 7:03 PM
BOTA

Objektivi i Real Madrid, ylli i Milanit Leao u përgjigjet zërave për transferimin e mundshëm

May 27 6:44 PM
VENDI

Operacioni “fshesa” te Teuta, tre lojtarë me valixhe në dorë

May 27 6:25 PM
KOSOVA

FOTO/ “Zyrtarisht Mr e Mrs!” Futbollisti shqiptar i jep fund beqarisë me ish-in e Taulant Xhakës

May 27 6:03 PM
VENDI

FOTO + VIDEO/ Dinamo në Kategorinë e Parë, trajneri Vanoli tregon “muskujt” në kryeqytet

May 27 5:47 PM
BOTA

FOTO/ Mourinho merr pushimet, përshëndet Romën pas Tiranës

May 27 5:28 PM
BOTA

Klopp “bën me krahë” tifozët para finales me Realin: 2 titullarët janë rikuperuar nga dëmtimet

May 27 5:09 PM
VENDI

Vllaznia e interesuar për gardianin e Skënderbeut, prononcohet Bekim Rexhepi

May 27 4:35 PM
BOTA

Sadio Mane te Bayern? Flet sulmuesi i Liverpool para finales së Champions League

Sondazh

Cila skuadër do të bëjë merkato më cilësore në verë?

View Results

Loading ... Loading ...

SHTYPI I DITËS

NDESHJET E RADHËS

RENDITJA – KATEGORIA SUPERIORE

Itali – Serie A

Spanjë – La liga

Angli – Premier League

Gjermani – Bundesliga

  • Kryesore
  • KOMBETARJA
  • SUPERIORE
  • VENDI
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
  • FITNESS
  • Back to top
© NewSport.al 2021. All rights reserved.
Adresa: Rr. Emin Duraku, Hyrja nr.1, Ap.14, Tiranë
Kryeredaktor: Retin Toka
Tel: +355 (0) 695537777
Email: [email protected]
Website: http//newsport.al
NEWSPORT SHPK, NIPT: L61808003P