Mesfushori i kombëtares sonë Odise Roshi ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit në kampionatin rus të futbollit në fundjavë ndaj Rubin Kazanit. 27-vjeçari u hodh në fushë në fillimin e pjesës së dytë, por pas gjysmë ore lojë u zëvendësua me bashkëpatriotin Bekim Balaj në minutën e 77-të. Futbollisti ka dëmtuar ligamentin kryesor, një pjesë delikate që mund të kërkojë kohë të shërohet. Deri tani nuk dihet cila është shkalla e dëmtimit të mesfushorit por ai rrezikon të mos marrë pjesë në dy takimet e para të Ligës së Kombeve e Izraelin dhe Skocinë.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.