
Zenit Petersburg ka fituar 4-0 kundër Akhmat Grozny-t në sfidën e javës së 6-të të kampionatit rus.
Të tre futbollistët shqiptarë nuk u preferuan si titullarë nga trajneri i Akhmat Grozny-t për këtë sfidë.
Balaj, Roshi dhe Berisha ishin në stol. Në pjesën e dytë u aktivizua vetëm Odise Roshi.
Ky i fundit u hodh në fushë në minutën e 46-të, kur rezultati ishte 1-0 për Zenit.
Më pas skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Roberto Mancini, arriti të realizonte edhe tre gola të tjerë, ndërsa Roshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 75-të.
Balaj dhe Berisha nuk u aktivizuan për asnjë sekondë.
Poll