
Akhmat Grozny luajti ditën e sotme në orën 10:30 sfidën e javës së 12-të në kampionatin rus. Skuadra ku aktivizohet Odise Roshi ka fituar me rezultatin minimal 0-1 në transfertë ndaj UFA. Mesfushori i kombëtares e ka nisur si titullar këtë ndeshje duke bërë një paraqitje pozitive.
Nga minuta e parë është aktivizuar edhe Berisha, por që është zëvendësuar në pjesën e dytë, ndryshe nga Roshi që luajti për 90 minuta. Një lajm pozitiv për trajnerin Reja pasi një nga lojtarët kryesor të skuadrës po aktivizohet rregullisht me ekipin e tij dhe do të jetë gati për dy ndeshjet e këtij muaj ndaj Turqisë dhe Moldavisë.
Poll