Nisma më e fundit e FSHF-së në lidhje me një shkollë të mirëfilltë arbitrimi në Shqipëri është prezantuar sot në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, ku nën kujdesin dhe angazhimin e stafit të FSHF-së, por njëherësh edhe të Dekanit, Gjergji Mero, një promovim i tillë shfaqi interest e studentët dhe studentet e këtij Universiteti.
Në faqen zyrtare të FSHF-së në Facebook njohtohet se gjatë kohës së prezantimit të projektit nga ana e koordinatorit kryesor Sokol Jareci, studentët po plotësonin formularët përkatës, madje duke kërkuar edhe detaje në lidhje me ecurinë në tetor të kësaj Akademie.
Zona e Korçës kërkon pritshmëri edhe më të mëdha në aspektin e prodhimit të arbitrave sig je gjyqtareve femra, dhe ky fakt është evidentuar edhe nga vetë Rektori dhe Dekani të cilët së bashku kanë nxitur studentët të përqafojnë një projekt të tillë.
Vetëm gjatë prezantimit të sotëm mbi 40 aplikime për të marrë pjesë në këtë Akademi janë dorëzuar pas prezantimit te specialistët e FSHF-së, teksa edhe rregjistrimi online në faqen zyrtare të FSHF-së, duke kaluar pritshmëritë e fazës së parë të këtij promovimi.
Ndërkaq, e gjithë bërethama që do të përbëjë këtë Akademi po përpunohet e plotë në zyrat e sektorit të arbitrimit në FSHF, në mënyrë që në tetor të jetë gati për të gjithë të rinjtë e të rejat që kanë aplikuar të jenë pjesë e saj. Pas Korçës, turi vijon në universitetin “Ismail Qemali”, të Vlorës, javën e ardhshme.