Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ahmataj: Tirana mund të mposht cilëndo skuadër, fiton ekipi që do të shprehet më mirë në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Ahmataj: Tirana mund të mposht cilëndo skuadër, fiton ekipi

Luftëtari do të luajë ditën e diel ndaj Tiranës. Një ndeshje e programuar për tu luajtur të shtunën është shtyrë një ditë më vonë për shkak të protestave në Tiranë. Në një intervistë për "RTSH Sport", trajneri i skuadrës gjirokastrite vlerson kundërshtarin si dhe tregon gjendjen e skuadrës.


Sfida ndaj Tiranës? "Tirana është një skuadër shumë e fortë. Është e organizuar mirë dhe mund të mposhtë cilëndo skuadër. Në të ardhmen synon të fitojë dhe titullin kampion dhe ka shumë lojtarë cilësorë në përbërje".

"Ne kemi në dorë që t'i bëjmë më mirë gjërat, të përmirësohemi nga dita në ditë. Rezultati i mbetet fushës dhe do fitojë skuadra që shprehet më mirë në fushën e lojës".

Gjendja e skuadrës? "Nëse në ditën e ndeshjes nuk je me impenjim dhe vëmendje maksimale, çdo gjë shumohet dhe të kalon në disavantazh. Ky nivel që të futbollisti të jetë në gjendje optimale duhet të jetë prezent, sidomos përballë Tiranës".

Lojtarë të dëmtuar?  "Në vazhdimësi të stërvitjeve, nuk kemi asnjë të dëmtuar. Vlerësojmë kontributin e çdo lojtari. Do t'iu japim shanse shumë lojtarëve, që të më tregojnë ato që kanë treguar gjatë gjithë javëve në stërvitje", përfundoi Ahmataj.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga