
Çmimi i kërkuar i Erling Haaland do të jetë i reduktuar nëse Real Madrid do të hynte në diskutime për nënshkrimin e sulmuesit. AS raporton se 200 milionë euro që kërkohen nga City për të shitur norvegjezin janë vetëm për klubet brenda Premier League.
Në kontratën e Haaland nënvizohet një klauzolë e cila e lejon atë të largohet për një shumë rreth 100 milionë euro drejt Spanjës. Me Real Madrid që është gati të bëjë blerjen e bujshme, me njërin mes Mbappe apo Haaland, madrilenët do të kenë ‘skonto’ në këtë lëvizje.
Agjentja e 23-vjeçarit, Rafaela Pimenta është një tifoze e Real Madrid dhe në këtë sezon është parë shumë herë në ‘Santiago Bernabeu’.
Poll