
Agjenti i Lautaro Martinez, Alejandro Camano ka "ngrirë" Interin. Sulmuesi argjentinas bëri një sezon fantastik me zikaltërit duke fituar në fund edhe titullin kampion, por e ardhmja e tij në Milano duket e pasigurtë. Për të shtuar edhe më shumë këto zëra ka menduar agjenti i lojtarit që në një intervistë ka zbuluar se Interi u ka ofruar rinovim, por për momentin e kanë refuzuar duke theksuar se janë mirë kështu.
90 milion për shitjen e Lautaros? "Më duket e ekzagjeruar. Çdo gjë ka një çmim, edhe pse se Interi nuk ka folur për shitjen e lojtarit. Por ne do të shohim situatën e Interit gjatë merkatos. Rinovimi? Ata na e ofruan atë, por për momentin ne iu përgjigjëm se jemi mirë kështu siç jemi", u shpreh Camano.