
Il Mattino bënte me dije se Presidenti i Napolit, De Laurentis i kishte ofruar rinovimin Elseid Hysajt. Nuk është në të njëjtën linjë mendimi, agjenti i lojtarit shqiptar, që mohon një gjë të tillë. Në një intervistë për Radio Kiss Kiss, shprehet se nuk ka marrë asnjë telefonatë, duke lënë të kuptohet se sa i përket të ardhmes, do na duhet kohë të presim.
"Nuk kam marrë asnjë telefonatë nga Napoli, nuk bisedoj me drejtuesit prej kohësh. Ndodhem në bisedime dhe negociata me klube të tjera, por ndoshta do të na kontaktojë presidenti i Napolit pas takimit me Veronën.Akoma nuk dihet se kush do të jetë trajneri i ri i Napolit. Ne nuk kemi firmosur asnjë parakontratë me ndonjë klub tjetër. Sigurisht që do e vlerësojmë edhe propozimin që mund të na bëjë Napoli. Qëndrimi nuk përjashtohet" - tha ai.