Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Afron akordi, Pejiç sulmon dy lojtarët e Kukësit

Shkruar nga NEWSPORT
Afron akordi, Pejiç sulmon dy lojtarët e Kukësit

Pero Pejiç është drejt rikthimit në Kategorinë Superiore. Skuadra që ka kërkuar shërbimet e tij ka qenë Kukësi qysh prej dy javë më parë. Por, situata tashmë duket se po shkon drejt zgjidhjes, pra kroati pas një viti mungesë, tashmë do të kthehet të veshë sërish fanellën e verilindorëve.

Megjithatë, ngërçi qëndron te numri i lartë i lojtarëve në këtë pozicion. Trajneri Ernest Gjoka aktualisht ka në dispozicion pesë sulmues, por ardhja e Pejiç do ta çonte numrin në gjashtë, çka do të krijonte mbipopullim.

Pra, situata e tillë bën që largimi i Erick Flores të jetë i detyruar që të largohet. Normalisht, nuk është çështje cilësie, por edhe pagese, sepse ato që përfiton braziliani tashmë do të kalojnë në llogari të Pejiç. Por, edhe Izair Emini nuk duket më larg nga kjo situatë, edhe ai duket se do të jetë drejt largimit.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga