
Prej disa ditësh pranë Flamurtarit është afruar mesfushori Puci, i cili ka qenë në provë përgjatë këtyre ditëve te vlonjatët. Angazhimi i tij nuk ka lënë të kënaqur drejtuesit e klubit, të cilët pritet të marrin një vendim këto ditë.
Me shumë mundësi përgjigja do të jetë "jo", sepse paraqija e mesfushorit në fushën e blertë nuk ka qenë brenda pritshërive që kishin vlonjatët.
Në rast të një përgjigje negative për futbollistin, drejtuesit e klubit do të duhet të mendojnë për një tjetër lëvizje për të zëvendësuar boshkllëkun që do të lërë Puci pas largimit të tij, gjithmonë në rast se përgjigja do të jetë negative.
Poll