Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“93% e vendimeve të VAR kanë qenë të sakta”, Sokol Jareci i përgjigjet Ardjan Takajt: Asnjë president apo lojtar nuk mund të gjykojë vendimet e arbitrit

Shkruar nga NEWSPORT
“93% e vendimeve të VAR kanë qenë të sakta”,

Ditën e djeshme u luajtën dy ndeshjet e fundit të fazës së parë të Superligës. Tirana u mposht 2-1 nga Kukësi, ndërsa Dinamo barazoi 1-1 ndaj Egnatias. Tashmë pas mbylljes së fazës së parë, shefi i Sektorit të Arbitrave, Sokol Jareci ka bërë një përmbledhje të vendimeve të gjyqtarët dhe VAR gjatë kësaj faze.

Në prononcimin e tij për “Top-Channel”, Jareci është shprehur se 93% e vendimeve të VAR kanë qenë të sakta, ndërsa nuk ka munguar as përgjigja për presidentin e Skënderbeut, Ardjan Takaj që kritikoi arbitrin Enea Jorgji, por edhe për kapitenin Zguro që u ankua për gjykimin në ndeshjen ndaj Teutës.

“Në 93% vendimet kanë qenë të sakta por ka patur edhe gabime, klubet duhet të na mirëkuptojmë jemi në hapat e pare. E vërtetë është që arbitrat janë bërë më dembel, por ne i ndëshkojmë që ata të jenë më vendimmarrës në fushë”.

Kontestimet nga presidentët dhe lojtarët? “Nuk mundet asnjë gazetar, futbollit apo president të gjykojë vendimin e arbitrit pasi shumë vendime duan njohuri specifike dhe kërkojnë interpretime të caktuara”, u shpreh Jareci.

LEXO EDHE: https://newsport.al/kur-hamdi-salihi-griste-kartonin-dhe-ilir-daja-tentonte-te-hynte-ne-fushe-presidenti-takaj-ironizon-keq-enea-jorgjin-kur-do-ndalosh/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga