
Ballkani do të luajë kundër La Fiorita, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja ka fituar 4-0 në takimin e parë dhe kualifikimi është thuajse i kryer. Tekniku kryeqytetas ka zgjedhur 11-shen titullare që do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”.
Edhe pse rezultati i thellë i jep mundësi Dajës të relaksohet, ai sërish ka caktuar më të mirët për t’u përballur në orën 20:00. Më poshtë njihuni me formacionin zyrtar të Ballkanit: Ljuljanoviç, Kuç, Abazi, Dellova, Thaqi, Zyba, Thaqi, Gripshi, Korenica, Krasniqi, Rrahmani.
Poll