Achraf Hakimi është një hap larg transferimit te PSG-ja. Interi dhe skuadra franceze po diskutojnë detajet e fundit dhe mbrojtësi maroken pritet të largohet gjatë kësaj merkato. Mediat italiane bëjnë me dije se PSG ka plotësuar kërkesat e Interit që janë rreth 70 milionë euro për kartonin e lojtarit përfshirë edhe bonuset dhe tani kanë ngelur vetëm detajet e fundit për të përmbyllur këtë transferim.
Hakimi do të jetë largimi i parë “big” i Interit në këtë merkato për shkak të vështirësive financiare. Në orët në vijim pritet që gjithçka të marrë edhe formë zyrtare me Hakimin që ka arritur gjithashtu akordin për një kontratë deri në 2026 me pagë 8 milionë euro në sezon plus dy milionë euro bonuse.