Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

7 mijë euro në muaj e largojnë sulmuesin e Partizanit nga Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
7 mijë euro në muaj e largojnë sulmuesin e Partizanit nga Tirana

Dalibor Volas pritet të largohet nga Partizani. Burime për newsport.al bëjnë me dije që drejtuesit e kuq nuk janë të kënaqur nga paraqitja e lojtarit dhe tashmë aventura e tij te Partizani është drejt fundit.

Ai u aktivizua ditën e djeshme në pjesën e parë, por nuk bindi me lojën e tij. Edhe vetë Volas i ka thënë disa miqve të tij që nuk është i kënaqur në ambjentin e kuq dhe largimi i tij nga kampi kryeqytetas është thjesht çështje kohe.

Volas u afrua te Partizani në këtë merkato verore dhe u përfol si një ndër futbollistët që do të linte gjurmë në Superiore pasi CV-ja tij ishte shumë e pasur. 29-vjeçari do të përfitonte një pagë prej 7 mijë eurosh në muaj, por me sa duket bashkëpunimi mes palëve është drejt fundit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga