
Juventusi kërkon një tjetër mesfushorë për sezonin e ri. Pasi arritënm të firmosin me Arthur dhe largimin e Pjanic, bardhezinjtë kanë hedhur sytë nga Roma. I pari në listën e dëshirave është Nicolo Zaniolo që pëlqehet shumë nga Sarri.
Sipas mediave italiane, për skuadrën kryeqytetase, Zaniolo nuk është I pashitëshëm dhe klubi ka bërë të ditur edhe shifrën që kërkon për kartonin e tij. Për të blerë mesfushorin italian, Juventusi duhet të paguajë të paktën 60 milionë euro pasi kjo është edhe shuma që Roma kërkon. Nevoja për të rregulluar bilancin e këtij sezoni bën që Roma të vendos në merkato një nga talentët e skuadrës.
Poll