Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

6 mijë lekë prapa porte, Laçi publikon çmimet e biletave për ndeshjen e Conference League

Shkruar nga NEWSPORT
6 mijë lekë prapa porte, Laçi publikon çmimet e biletave

Laçi luan përballë Iskras në kuadër të Conference League. Takimi i parë zhvillohet në “Elbasan Arena” më 7 korrik ora 20:00. Kurbinasit kanë dhënë dhe informacionin e nevojshëm për biletat.

Tre janë tribunat, ndërsa çmimet variojnë si në vijim. 600 lekë është më e lira, pikërisht në tribunën prapa porte. 1000 lekë në tribunën E që është karshia dhe 2000 lekë kushton për ta parë ndeshjen nga tribuna kryesore.  

Biletat do jenë në shitje nga dita e martë(5 korrik) në qytetin e Laçit, ndërsa në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” shiten ditën e enjte, kur luhet ndeshja.

"DALIN BILETAT NË SHITJE
Tribuna kryesore : 2000 lekë
Tribuna E : 1000 lekë
Tribuna pas porte : 600 lekë

SHËNIM :
—————
Biletat mund ti blini në Laç nga dita e nesërme ndërsa në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe “Elbasan Arena” biletat mund ti blini vetëm ditën e ndeshjes", shkruan klubi i Laçit në rrjetet sociale.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga