Tirana do të luajë sot ndaj Partizanit, në kuadër të javës së 13-të të Superiores. Por, siç duket kjo ndeshje qenka e veçantë për njërin nga zyrtarët bardheblu, pikërisht Arbi Laçin.
Ky i fundit feston ditëlindjen e tij dhe një fitore në këtë derbi do të jetë dhurata më e bukur në këtë ditë speciale për të. Kështu ka shkruar edhe gazetari i mirënjohur sportiv, Defrim Methasani, i cili e uron:
" Edhe 100 vite te bukura si fitoret e Tiranes ne vite. Duket se derbi sotem paska emrin tend dhe nese bardheblute festojne, kane nje arsye me shume qe tjua dedikojne juve kete fitore...".
[gallery columns="1" size="full" ids="59819"]
Poll